Kanë rinisur reshjet e borës në mëngjesin e sotëm në Dibër dhe Bulqizë. Rashjet kanë qenë me intensitet të lartë dhe trashësia në qytet ka arritur në 10 cm ndërsa në zonat e thella me lartësi mbi 800 metra trashësia kalon 20 cm.
Rrugët e brendëshme dhe akset kombëtare që lidhin Peshkopinë me Tiranën, nuk kanë probleme pasi është ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe janë kriposur.
Problematikë në lëvizje ka në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Ostrenit, Trebishtit, Martaneshit dhe Zerqanit për shkak të trashësisë së borës. Në këto zona lëvizet vetëm me mjete të kalueshmërisë së lartë dhe vetëm me zinxhirë.
Nuk ka probleme në furrnizimin me energji elektrike, por banorët e zonave të thella po mbarojnë rezervat ushqimore për bagëtinë.