Mijëra euro, kokainë e bizhuteri/ 200 policë në këmbë, kapet ‘mat’ banda shqiptare! Arrestohen 13 persona (Ja detajet)

0

Një operacion i policisë Gjermane ka goditur një bande shqiptare të trafikut të drogës.

Fillimisht kanë qenë autoritetet franceze ato që kanë dekriptuar programin Encrochat ku komunikonin trafikantët dhe pas 8 muaj hetime policia Gjermane ka ndërhyre në 12 zona të ndryshme të Krefeld dhe në një objekt në Viersen.

Nga 13 të arrestuar 6 prej tyre u lanë në burg , kryesisht shqiptare.

Gjithashtu nga ky operacion u sekuestruan 12 kg kokainë me vlerë rreth 600 mije euro dhe 3 kg marijuanë me vlerë rreth 30 mijë euro.

Gjithashtu u sekuestruan 250 mije euro cash, ora e bizhuteri me vlere si dhe monedha floriri.

Po ashtu një shtëpi, një Mercedes me vlerë 100 mijë euro dhe një Volvo me vlerë 40 mije euro u sekuestruan si asete kriminale.

Ne operacion morën pjesë rreth 200 policë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu