Rama: Për ta mbyllur do të duhet që breda paradites të na bëni me dije 5 përfaqësuesit e bordit kombëtar, nesër pasdite bordi do të mblidhet, do të ishte mirë që si mbledhja e parë të jetë me prezencë fizike, pastaj mbidhemi me Zoom. Pra furnizuesit mund të futen dhe të ndjekin kush do, në fund do t’u jepet çmimi. Nuk është as qëllimi dhe as prirja e qverisë që të imponojë çmime se kjo nuk funksionon se qeveria jep transparencën e plotë të çmimit me objektivit që funizimi të jetë i garantuar dhe të jetë me një çmim që të ardhurat të jetë për të rezistuar pa humbje. Marzhi i fitimit do të ngrijë, çdo furnizues që do të vendosë çmimin e qeverisë ndryshe humbet pikën e furnizimit. Do të jetë me akt normativ. Dua t’ju informoj se ne si qeveri dhe ministria e Infrastrukturës do të anagazhohet për të krijuar rezervën e saj duke përdorur AlbPetrol, për të ditë të këqija thjesht për informacion. Do të jemi 100% në dispozicion për çdo ndihmë, nëse agravohet. Dhe ju duhet të jeni në lartësinë e kësaj sfide. Mundojnë dhimbjet dhe plagët e luftës, ndërsa pjesa tjetër është pasojë dhe do e përballojmë duke qenë të vetëdijshëm, siç e ka marrë përsipër qeveria të paguajë 80% të çmimit të energjisë. Të gjithë po e paguajmë sikur nuk ndodh asgjë. Është shpenzim marramendës, largqoftë që tëbënim të kundërtën. Dmth të ngarkonim gjithë popullin me një barrë që do të ishte realisht, psikologjikisht dërrmuese. Kjo pjesa që ka më shumë mundës.