Protestës së studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar dhe qytetarët, duke fikur makinat në mes të rrugës dhe duke u rënë borive.
Marshimi i dhjetëra studentëve ka nisur nga Kamza drejt Bashkisë së Tiranës. Ata shprehen për ‘Fax Neës’ se nuk kishin kryer asnjë organizim dhe protesta nuk ishte planifikuar, ndërsa janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kundërshtimit të rritjes së çmimeve.
Teksa marshojnë duke i bërë thirrje qeverisë për uljen e taksave, qytetarët duartrokasin dhe brohorasin protestën e tyre.
“Situata mund të përshkallëzojë, ne do i shkojmë deri në fund. Protesta nisi spontanisht, nuk kishim planifikuar apo organizuar gjë”-u shpreh një nga studentët.