Rënie ‘drastike’ e nivelit të ujit në 3 hidrocentralet e vendit/ Rrezikohet ruajtja e rezervave hidrike dhe prodhimi i energjisë

0

Sipas burimeve për infowebTv, mësohet se Hidrocentrali i Fierzës po punon me nivelin minimal të ujit 240 metër dhe maksimal 296 m, gjë e cila rrezikon ruajtjen e rezervave hidrike.

HEC i Koman po punon në nivel minimal uji me 160 metër dhe maksimal 76 metër, ndërsa e njëjta situatë kritike paraqitet dhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës që punon në nivel minimal 61 metër e maksimal 76 metër.

Specialistët këshillojnë se kur niveli i ujit bie nën 265 metër puna duhet të ndërpritet për ruajtjen e rezervave hidrike, ndërkohë që e kundërta po ndodh në këto 3 hidrocentrale, ku puna vijon pavarësisht rënies drastike të nivelit të ujit.

Ajo që vlen të përmendet është se jemi në muajin e parë të pranverës dhe këto shifra janë tregues i një situate kritike për prodhimin e energjisë elektrike gjatë muajve të verës, kur si çdo vit thatësira shkon në pikën e saj kulmore.

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭 e tillë:

Prurjet natyrore në kaskadë janë :

– HEC Fierzë 90 m3/s
– HEC Koman 50 m3/s
– HEC Vau i Dejës 10 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

•Hec Fierzë 263.73 mmnd,
•Hec Koman 173.30 mmnd,
•Hec Vau Dejës 73.75 mmnd

Prodhimi ditor në të tre HEC-et është :

17.931 MWh (ditor)

Rezerva Energjitike eshte:
361.3 GWh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu