Policia ka penguar studentët që të marshojnë përgjatë rrugës së Durrësit, duke e vijuar turmën në drejtim të Bulevardit.
Studentët janë duke iu afruar ministrisë së Arsimit, ku pritet të jetë edhe destinacioni final i këtij marshimi që ka nisur prej më shumë se një orësh.
Në një moment studentët iu kërkuan punonjësve të policisë që ti bashkoheshin protestës së tyre, duke iu kujtuar faktin se edhe ata paguajnë taksa dhe çmime të larta.