Vijon prej disa orësh protesta e studentëve të Universitetit Bujqësor në Tiranë.
Me qindra studentë protestojnë rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore, dhe atyre të shportës.
Studentët janë shprehur ndër të tjera: Fikni makinat dhe bashkohuni me ne. Shqipëria e shqipitarëve dhe jo e pushtetarëve.
Në këtë mënyrë ata u kanë bërë thirrje shoferëve që të fikin makinat në shenjë revolte dhe të bashkohen me ta në protestë.