Habit moderatorja shqiptare: Kam bërë burg në Amerikë

0

Liberta Spahiu i është përgjigjur sërish ndjekësve në “Instagram” pa filtra dhe këtë herë ka zbuluar disa detaje që nuk dinim për të.

Ajo u pyet nëse do e kishte provuar “BBV” si eksperiencë dhe ajo u shpreh e dyzuar.

“Nuk ma merr mendja që do të kisha qëndruar për një kohë shumë të gjatë në një vend, sidomos pa telefon do të kisha luajtur nga mendja. Por në ndonjë periudhë më të shkurtër kohore dhe me miqtë e mi edhe do ta kisha provuar”, është shprehur moderatorja e njohur.

Më tej një ndjekës i kërkon moderatores kosovare të tregojë një të pathënë për veten dhe Spahiu zbuloi se disa vite më parë ka bërë disa orë burg.

“Atëherë ka shumë të pathëna, por një që po ua tregoj. Në vitin 2011 kur kam qenë me miqtë e mi në Amerikë për emision, në njërën prej netëve kam qëndruar 32 orë në burg. Katastrofë!”, është përgjigjur moderatorja. Por s’ka dhënë asnjë shpjegim më shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu