“Jo më vodka ruse” bëhet realitet në SHBA, ndalohet importi i alkoolit dhe ushqimeve të detit nga Rusia

0

SHBA do të ndalojë importin e alkoolit dhe ushqimeve të detit nga Rusia, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë. Masa vjen në kuadër të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës prej më shumë se dy javësh.

Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë importet e alkoolit dhe ushqimeve të detit, si vodka dhe havjar, nga Rusia, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Në komentet e shpejta nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden do të bëjë thirrje për revokimin e statusit të “kombit më të favorizuar” të Rusisë, i njohur si marrëdhënie normale tregtare e përhershme në SHBA. Masa, e cila është koordinuar me G7 dhe aleatët e BE-së, do të kërkojë një akt të Kongresit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu