“Ke sy por je verbuar, ke veshë por je shurdhuar, ke tru por je…”, Binaj reagon ashpër pas akuzave të Ramës: Ku ke parë “non-grata” t’u mbarojë benzina e gjeneratorit të mikrofonit

0

Aktori, Florian Binaj reagon pas akuzave të Ramës se pas protestës fshiheshin persona të shpallur dhe të pashpallur non-grata. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘instagram”, Binaj i është përgjigjur Ramës të cilit i ka thënë se po përpiqej me çdo mënyrë të përçajë protestuesit duke i cilësuar si “pakicë e zhurmshme” mbrapa të cilëve fshihet persona të shpallur dhe të pashpallur non-grata.

Binaj: Pasi iu rrit tensioni, pasi suli edhe patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë me profile fallco duke vjellë vrer mbi këtë protestë qytetare dhe europiane sot u përpoq të na përçajë me arrogancë duke shpifur e duke thënë se ata nuk janë populli por janë një pakicë e zhurmshme që i bënkan “non gratat”. Po ku ke parë miting të “Non Gratave” t’u mbarojë benzina e gjeneratorit të mikrofonit të mes të protestës? Ke sy por je verbuar! Ke veshë por je shurdhuar! Ke tru por je… (E plotësoni vetë)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu