Qytetarët e Lezhës bllokojnë në shenjë proteste për çmimet kryqëzimin e Zejmenit

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme do të mbahen protesta në shumë qytete të vendit, paralelisht me atë të Tiranës.

I pari qytet që ka nisur protestën ka qenë Lezha. Në ditën e tretë të protestës në këtë qark, tubimi është zhvendosur në kryqëzimin e Zejmenit.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër në orën 10:00, ndërsa protesta pritet të zgjasë për rreth një orë. Gjate këtyre ditëve rreth 25 protestues janë ndaluar nga policia për proteste te pa ligjshme dhe bllokim te rrugëve.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu