Zelensky sytë nga Izraeli, shpreson në ndërmjetësimin e Bennett me Rusinë

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se shpreson që kryeministri izraelit Naftali Bennett të ketë një “ndikim pozitiv” mbi Rusinë dhe se bisedimet me Moskën mund të zhvillohen në Jerusalem.

Jerusalem Post raportoi, duke shtuar se në këtë rast Izraeli mund të sigurojë garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Qysh më 7 mars, ambasadori i Kievit në shtetin hebre, Yevgen Kornichuk kishte thënë se qeveria e tij e konsideronte Jeruzalemin si një vend të mundshëm për negociata me Rusinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu