Rekord mbi rekordin. Cristiano Ronaldo është i pandalshëm. Kritikat dhe thashethemet për të në ditët e fundit nuk e kanë prekur aspak dhe në rastin e parë të mirë portugezi është përgjigjur në mënyrën e tij. Portugezi ka shënuar hat-trick ndaj Tottenham dhe arriti në 807 gola zyrtarë dhe mundi rekordin e mbajtur nga Josef. Bican (805 ).
Sulmuesi shënoi tri gola në ndeshjen vendimtare në luftën për vendin e katërt kundër Tottenham-it të Antonio Contes: CR7 zhbllokoi ndeshjen në Old Trafford me një goditje prej 25-metrave aty ku Lloris nuk mundi dot ta bllokonte.
Harry Kane do të barazonte në minutën e 35′, ndërsa po Ronaldo do të shënonte pas tri minutash. Në pjesën e dytë, Maguire do të komplikonte ndeshjen me një autogol, por përsëri portugezi do të shënonte në minutën e 81′ në atë goditje me kokë.Në moshën 37-vjeçare, Cristiano Ronaldo kalon 20 golat në sezon për të disatën herë në karrierën e tij, Asnjë lojtar në histori nuk ka shënuar më shumë gola për klube dhe kombëtare sesa Cristiano Ronaldo.