Milan mundi 1-0 Empolin në ndeshjen e javës së 29-të të Serie A, duke u konfirmuar në krye të renditjes. Milan gjeti golin e avantazhit në minutën e 19′ me anë të Kalulu që gjeti golin e parë në Serie A.
Një goditje e Giroud dhe topi kthehet nga barriera e vendosur nga Empoli, por francezi tjetër vjen nga mbrojtja dhe me teknikë dhe një goditje të fortë bilardoje është ai që e dërgon topin aty ku portieri kundërshtar Vicario është thjesht spektator. Kujtojmë që Kalulu i ka kushtuar Milanit vetëm 480 mijë euro dhe u mor nga Lyon.
Në pjesën e dytë ishte skuadra toskane që mori kontrollin e lojës. Luperto dhe Bajrami, krijuan rastet e tyre, por Maignan si gjithmonë ishte në lartësinë e duhur. Me këtë fitore skuadra kuqezi e çon në +5 pikë larg diferencën me Interin e vendit të dytë.