‘Vëllai im është hidraulik nga Laçi, nuk ka X5’, protestuesja: E futën në qeli

0

Në protestën e sotme në kryeqytet ka folur edhe një qytetare nga Laçi, e cila ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë Rama që thote se protesuest janë me X5.

çdo ditë në orën 17:00, të shtunën marshojmë
“Vëllai im është hidraulik nga Laçi, nuk ka X5″ u shpreh protestuesja duke lëshuar akuza ndaj qeverisë sepse e kanë futur në qeli.

“O kafshë, po lini kriminelët rrugëve”, tha ajo! Protestuesja: Erdha nga Firence, ku çmimet janë më të ulëta edhe pse janë shumë më të pasur. Erdha dhe e gjeta vëllanë në burg. Ai është vetëm 25 vjeç, punon me aq sa mundet, ka zanatin e tij. Doli për të protestuar dhe e futën në qeli.

Vëllai im është hidraulik, nga Laçi. Nuk ka X5, por ka makinën e punës, e arreston policia atë dhe lë drogaxhinjtë rrugëve. Jeni kafshë, ju nuk bëheni kurrë, por nëse bëhemi bashkë, mund ta luftojmë këtë qeveri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu