Brent Renault u vra nga ushtria ruse në Ukrainë. Gazetari dhe kolegu i tij i cili tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë po filmonin refugjatët duke ikur nga Irpi , kur u kapën nga të shtënat me armë zjarri në një postbllok. Renaud u qëllua në qafë dhe vdiq menjëherë ndërsa kolegu i tij u transferua në spital. Në një video në rrjetet sociale mund të dëgjoni versionin e gazetarit të plagosur që tregon sesi Renaud u godit nga plumbat në qafë. “Ne po filmonim refugjatët në arrati,” thotë ai.
Anton Gerashchenko njoftoi se Brent Renaud vdiq në Ukrainë. Sipas Gerashchenko, shkaku i vdekjes ishin granatimet nga pushtuesit rusë.
“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot, një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore Neë York Times u qëllua në Irpin”, shkroi Gerashchenko në kanalin e tij Telegram.