Seferi në PD: Kush kërkon të ikë Basha, të lërë mandatin! Berisha s’na merr dot peng

0

Pëllumb Seferi, kryetari i degës numër 8 në Tiranë është shprehur se në vijim duhet ngritur një grup negociimi me Komisionin për Rithemelimin e Partisë Demokratike dhe se duhet marrë edhe mendimi i anëtarësisë gjithashtu. I pranishëm në mbledhjen që po zhvillohet me krerët e degëve e kryedemokratin Lulzim Basha, Seferi është shprehur se zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit janë organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha e Presidenti Ilir Meta për të goditur Bashën. Sipas Seferit, Berisha e ka luftën me Amerikën dhe nuk mund të mbajë peng PD-në.

“Anëtarët e degës 8 kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha. 6 marsi u organizua nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbeshtetjen e Rames, atij i intereson nje person i izoluar nga perendimi. Arsyeja ishte vendimi për ta pezulluar Sali Berishën nga grupi. Berisha nuk e ka luftën me pd, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për te mbrojtur veten. Duhet të qëndrojmë dhe jo të bëjmë zgjidhje emocionale. Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm: nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashes të venë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnje s’e ka fituar vete mandatin, jemi dhe ne aksionerë te mandateve te tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dy palët. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dy palët. Duhen njerëz me integritet. Të merren opsionet e të dy krahëve, ish drejtuesve te partise, antaresise e të gjendet zgjidhje, por aty duhet te prevaloje qasja jone euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit,”- ka thënë Seferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu