Lufta në Ukrainë! Zelenskyy telefonon Mitsotakis, tema kryesore e bisedës (DETAJET)

0

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Volodymyr Zelenskyy. Tema kryesore e bisedës ishte mënyra e përballimit të efekteve negative të ditës së 19-të të pushtimit rus të vendit.

Protothema.gr’ raporton se Kryeministri e siguroi Zelenskyy për mbështetjen e plotë të qeverisë greke në Ukrainë, për dërgimin e ndihmave dhe pritjen e refugjatëve emigrantë dhe ukrainas. Gjithashtu u diskutua për situatën dramatike në zonat ku jeton komuniteti grek dhe nevoja për hapjen e një korridori humanitar për dalje të sigurt dhe akses në material humanitar.

Mitsotakis vuri në dukje se Bashkimi Evropian dërgoi një mesazh të rëndësishëm politik mbështetjeje nga Franca javën e kaluar për perspektivën evropiane të Ukrainës. Ai gjithashtu theksoi se zbatimi i plotë i sanksioneve nga të gjithë partnerët dhe aleatët do të ndihmojë në presionin ndaj palës ruse për të ndaluar sulmet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu