Ditën e sotme pritej që trupa gjykuese të dilte me një vendim për ish-efektivin, Nevaldo Hajdaraj që dyshohet se ka vrarë Klodian Rashën. Trupa gjykuese ishte tërhequr për vendim e sot kur doli në seancë për të shpallur vendimin final mirëpo tha se kishte ndodhur një anomali në procesin gjyqësor. Më 8 mars u dëgjuan konkluzionet e Prokurorisë, konkretisht prokurores Arta Marku dhe avokatëve të të pandehurit. Këta të fundit kanë kërkuar rikualifikim të vepres penale duke pretenduar se klienti i tyre nuk ka kryer vrasje me dashje por ka qenë në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes
Kur trupa gjykuese ka konstatuar se seanca e zhvilluar me 8 mars nuk është regjistruar audio, procesverbali i asaj seance është quajtur i pavlefshëm. Kryesuesja e trupes gjyqesore Edlira Pjetri iu drejtua IT së gjykatës dhe këshillit të gjykatës për të kërkuar shpjegime dhe e ka konsideruar të pavlefshëm procesverbalin.
Trupa gjykuese do të ftojë në orën 13:00 palët për të ripërsëritur qëndrimin de tyre e pasi të ridëgjohen pretendimet gjykata do tërhiqet për vendim.