Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka folur me homologun e tij amerikan Joe Biden që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por kontaktet mes dy liderëve mund të rifillojnë nëse është e nevojshme. CNN shkruan se sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, vendosja e sanksioneve nuk do të thotë ndërprerje të bisedimeve.
“Nëse është e nevojshme, kontaktet [midis Bidenit dhe Putinit] mund të rifillojnë. Vendosja e sanksioneve ndaj [zyrtarëve të lartë amerikanë] nuk do të thotë ndërprerje e kontakteve,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Të martën, Rusia sanksionoi zyrtarët e lartë amerikanë, duke përfshirë Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, në përgjigje të sanksioneve nga SHBA.