Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nafta mund të rritet sërish. Edhe pse nafta u ul në ditët e fundit, kreu i qeverisë paralajmëroi se duhet menduar edhe gjëja më e rëndë. Ai shtoi se konsumi në vend nuk ka rënë mirëpo ka rrezik që nafta të rritet sërish.
‘E di edhe çështjen e furnizimit. E di që është problem kudo, jo vetëm në Shqipëri. Unë kam bërë komunikimet e mia për hapjen e mundësisë së furnizimit, ku edhe vende të mëdha e kanë problem në afat të sigurimin e sasive të nevojshme bazuar në shifrat e konsumit, patjetër s’ka si të jetë ndryshe. Vend për të ndërhyrë ka dhe ka jo pak në këtë moment. Nuk mund të bëhet asnjëlloj eksperiment fitimprurës këtu me idenë që këta po blejnë. Është domethënëse për ne që konsumi nuk ka rënë. Kjo s’do të thotë që situata është e tillë ku ju mund të vazhdoni me këto çmime. Ato mund të rriten në vijim përsëri. Dje, kam qenë në një diskutim në Zoom me disa të tjerë jashtë vendit. Bota mund të përballet me shokun e furnizimit të karburantit. Në tremujorin e parë dhe të tretë të vitit si rezultat i daljes jashtë të një shifre marramendëse barelash që furnizohet nga Rusia. Çdo gjë është e hapur si mundësi.’- tha Rama.