Kryeministri Rama paralajmëron shtrenjtim të energjisë elektrike për një kategori të abonentëve familjarë

0

Kryeministri Rama njoftoi se qeveria po sheh mundësinë që të rishikohet fatura e energjisë elektrike për ata abonentë familjarë që harxhojnë shumë.

Kreu i Ekzekutivit nuk dha detaje në lidhje me fashën e harxhimit, por theksoi se ky është një detaj që po merret në konsideratë.

“Ne po i mbrojmë të gjitha familjet dhe bizneset nga shtrenjtimi i energjisë elektrike duke i ofruar të njëjtin çmim pavarësisht çfarë po ndodh në treg. Do t’i heqim nga mbrojtja e plotë familjet që harxhojnë shumë energji elektrike se jetojnë në kushte të mira, por ato janë shumë pak. Për momentin, asnjë familje nuk ka rritje të energjisë elketrike, po ashtu edhe bizneset e vogla. Por, ne nuk duam që ajo mbështetje që po japim tani, të na duhet ta përsërisim edhe pas tre muajve”, tha kryeministri duke bërë kështu një njoftim shumë të rendësishëm sa i përket çmimit të energjisë elektrike për një pjesë të familjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu