Rusia mohoi sulmi ndaj konsullatës shqiptare, reagon ministria: Dezinformim, pamjet flasim

0

Ministria e Jashtme e vendit tonë ka reaguar ndaj deklaratës së ministrisë ruse e cil mohoi sulmin e forcave ruse ndaj konsullatës shqiptare në Kharkiv rreth dhjetë ditë më parë

Me anë të një njoftimi zyrtar, ministria e konsideron “lajm të rremë” deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë se nuk kishin bombarduar konsullatën tonë në qytetin veri-lindor të Ukrainës.

Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”, shprehet ministria.

Gjatë ditës së sotme, rusët deklaruan se nuk kishin bombarduar konsullatën, ata madje mohuan edhe bombardimin e strukturave civile në Ukrainë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet që pretendohet se janë të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov. Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut“, u shpreh Maria Zakharova e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu