Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Pamrës në Itali për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve, policia italiane kishte marrë disa raportime për lëvizje të dyshimta në një apartament, ku gjatë kontrollit brenda tij u gjetën 182 gram lëndë narkotike si dhe dy peshore.
I riu pasi kishte parë që policia i trokiti në derë kishte tentuar të fshihte lëndën narkotike në dritare.
21-vjeçari, i cili rezultonte pa precedent penal, u arrestua në flagrancë dhe nga ana e prokurorisë u kërkua një dënim me 3 vjet burg.