Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Bulqizë, ku ka humbur jetën një 50-vjeçar, si pasojë e goditjes nga pema që ishte duke prerë.
Burime bëjnë me dije për Fax News se rreth orës 15.00, në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç, banues në Bllacë, Bulqizë.
Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S., duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.