3 autovetura janë djegur rreth orës 1 pas mesnate në Laç.
Ngjarja ka ndodhur pranë një banke në qytetin e Laçit, ndërsa dhe ndërhyerja e zjarrfikësve nuk ka bërë të mundur shpëtimin e ndonjërit prej mjeteve.
Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën prej makinave dhe më pas kanë djegur dhe dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Siç shihet dhe nga pamjet, përmasat e zjarrit kanë qenë të mëdha, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.
Nuk dihet ende nëse mjetet kanë qenë në pronësi të një personi, apo jo.