Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftimin zyrtar thuhet se një motor me drejtues L. D., ka aksidentuar këmbësorin me inicialet B. M.. Më pas drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin me drejtues personin me iniciale R. Gj.. Për pasojë, drejtuesi i motorit dhe këmbësori janë plagosur e kanë përfunduar në spital. Ngjarja është regjistruar në Unazë të Re, te bulevardi “Migjeni”.
Njoftimi i policisë
Më datë 19.03.2022, në Unazë të Re, te bulevardi “Migjeni”, motomjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. M., dhe më pas drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R. Gj.. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L. D., dhe shtetasi B. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.