Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kaluar në pyllin me pisha në Krasten e Krujës në afërsi të vendit të quajtur Zidoll. Flakët nuk janë shuar dhe kanë vijuar gjatë gjithë natës, e për shkak të terrenit të thyer është e pamundur dhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.
Deri më tani raportohet se efektivët dhe forcat zjarrfikëse po punojnë me kushte rrethanore për të lokalizuar flakët, ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe banorë të zonës, por për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur edhe më tej.