UEFA nuk pret më, nesër mbledhje e jashtëzakonshme për të përjashtuar Shqipërinë…

0

Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit, që ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së pare të Tiranës, për pezullimin presidentit Armand Duka dhe sekretarit të FSHF-së, Ilir Shulku, duket se ka qenë në kundërshti me bisedimet që ka patur presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin dhe kryeministri Rama, për tërheqjen e ndikimit politik nga procesi zgjedhore i FSHF-së dhe nga presioni me gjykata në lidhje me këtë proces.

Kësisoj qeveria e futbollit kontinental e shikon këtë vendim si një prerje në besë të qeverisë shqiptare, teksa presidenti i saj Aleksandër Ceferin dhe zyrtarët e saj, kishin marrë garanci të plota për qetësimin e situatës dhe ndërprerjen sulmet dhe ndërhyrjet e tyre nga Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zyrtarëve të saj.

‘Dosja.al’ ka mësuar nga burime të sigurta se UEFA do të marrë sanksione ndaj Shqipërisë, duke e përjashtuar kombëtaren kuqezi dhe të gjitha ekipet shqiptare, për 10 vite nga të gjitha kompeticionet europiane.

Gjithashtu, nesër UEFA do të zhvillojë një mbledhje urgjente të Komitetit Ekzekutiv të saj për heqjen e menjëhershme të finales së UEFA Conference League nga Tirana, me pretendimin se futbollit europian nuk mund të bashkëpunojë me një vend, federata e të cilit nuk njihet nga organet gjyqësore të Shqipërisë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu