Ish-shefi i inteligjencës: Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa ne e furnizojmë me armë

0

Ish-kreu i Inteligjencës Mbrojtëse të Mbretërisë së Bashkuar, Marshalli Philip Osborn foli për situatën në Ukrainë, ku lufta ka nisur për ditën e 25-të.

Osborn tha se Ukraina mund të jetë në gjendje t’i rezistojë pushtimit rus për aq kohë sa ne mund t’i furnizojmë me armatim.

“Duhet të kemi parasysh se ata janë përgatitur për këtë. Kjo, për shumicën e Perëndimit filloi tre javë më parë, për Ukrainën, kjo filloi gati një dekadë më parë. Ata kanë pasur kohë të përgatiten dhe të mendojnë. Ata gjithashtu kanë një forcë vullneti dhe aplikimin e armatimit të mirë.’‘-tha ai.

Ai shtoi se Ukraina do t’i bëjë ballë sulmeve ruse për aq kohë sa ata do të kenë armatime.

“Sinqerisht, unë mendoj se ata do të qëndrojnë për aq kohë sa ne mund t’i furnizojmë ata dhe për aq kohë sa morali i tyre qëndron lart, dhe këto janë dy gjëra shumë të lehta për t’u thënë, por vërtet sfiduese për t’u bërë.”-shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu