Ambasada Amerikane në Tiranë me rastin muajit të historisë të grave ka shpërndarë një mesazh nga pilotja e parë femër në Shqipëri, Armela Murati.
Në një status në Twitter, ambasada shpreh falenderimin e saj për gratë shqiptare të cilat kanë hapur shtigje të reja edhe për gratë e tjera.
”Në këtë Muaj të Historisë së Grave, ne duam të falënderojmë dhe nxjerrim në pah gratë shqiptare që kanë hapur shtigje dhe kanë treguar rrugën për gratë e tjera. Kjo është Armela Murati, pilotja e parë femër e Forcave të Armatosura shqiptare. Dëgjoni mesazhin e saj për të gjitha vajzat e reja që kanë një ëndërr.”-shkruhet në postim.