S’u leverdis çmimi, mbyllen pikat e karburantit me pakicë në Gjirokatër

0

Shumë pika të furnizimit me pakicë të karburanteve në Gjirokastër kanë mbyllur sot aktivitetin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se arsyeja e mbylljes së aktivitetit të tyre është bërë ccmimi i lartë me të cilin kanë blerë furnizimin me karburant në ditët e fundit në pikat e shumicës.

Kjo pasi në këto të fundit, karburantet po shiten shumë më shtrenjtë se sa është vendosur në treg nga Bordi. Për pasojë, pakicat janë mbyllur. Siç duket, tregtarët presin që ccmimi të shkojë deri në vlerën që ata të mund të shesin stokun, pa humbje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu