Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e ish-stacionit të Trenit.
Raportohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e tretë të një pallati.
Mësohet se nuk ka pasur nevoje për evakuim të banoreve të pallatit. Sipas drejtorit të zjarrfikësve Tiranë nuk ka persona të lënduar dhe zjarri është shuar tashmë.