Forcat e Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook të martën deklaruan se pas shumë ditësh në luftë me agresionin ruse, forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e Makariv, një qytet 30 milje në perëndim të Kievit.
“Flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makariv, ndërsa rusët u tërhoqën”-shkruhej në postim.
Sipas CNN, ky pretendim nga forcat ukrainase nuk është konfirmuar akoma.
Qyteti ukrainas, Makariv ka pësuar dëme të konsiderueshme në shtëpi, spitale, rrugë nga sulmet ajrore ruse. CNN verifikoi vërtetësinë e fotografive të postuara në mediat sociale më 12 mars, të cilat tregonin dëme të mëdha në komplekset e apartamenteve, shkollat dhe një objekt mjekësor. Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes ka pohuar vazhdimisht se nuk po synon civilët.