Gazetari rus nxjerr në shitje “Nobelin”, synon të mbledhë fonde për refugjatët ukrainas

0

Gazetari rus, Dmitry Muratov, ka ndërmarrë një nismë për të ndihmuar refugjatët ukrainas që po largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës. Bashkë me Maria Ressan, me të cilën ka fituar çmimin “Nobel për paqe”, ai ka nxjerrë në ankand medaljen e tij dhe nëpërmjet gazetës “Novaya”, me bazë në Moskë, ka bërë thirrje për armëpushim në Ukrainë.

Kryeredaktori i gazetës së pavarur “Novaya”, me bazë në Moskë, Dmitry Muratov, ka vendosur të nxjerrë në shitje medaljen e tij të Çmimit “Nobel”, me qëllim mbledhjen e fondeve për refugjatët ukrainas, të cilët janë detyruar të ikin për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Muratov, i cili është nderuar me Çmimin “Nobel për Paqe” më 2021, në betejën e tij për të ruajtur të vërtetën, e ka bërë të ditur këtë njoftim në gazetën e tij më 22 mars.

“U bëj thirrje grupeve të ankandeve, që janë të interesuara për këtë çmim të njohur në gjithë botën, të na kontaktojnë neve”, ka thënë Muratov, i cili ka fituar çmimin bashkë me Maria Ressan, bashkëthemeluese e faqes “Rappler”.

Muratov dhe “Novaya Gazeta” kanë bërë thirrje edhe për zbatim të pesë masave në Ukrainë: armëpushim, shkëmbim të burgosurve, riatdhesimin e të vdekurve, krijimin e korridoreve humanitare dhe ofrimin e ndihmës për refugjatët.

Dhjetëra mijëra trupa ruse kanë pushtuar Ukrainën prej kur Moska ka nisur sulmet më 24 shkurt. Prej fillimit të marsit, Muratov dhe gazeta e tij kanë shmangur raportimin për situatën në Ukrainë, për shkak të censurës dhe kërcënimit për gjykim penal ndaj gazetarëve.

Një ligj i përkrahur së fundi nga presidenti rus, Vladimir Putin parashikon dënim me burgim në deri 10 vjet për ata që nuk ndjekin linjën qeveritare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu