Mesfushori Pogba i sinqertë: “Nuk e kuptoj rolin tim tek United, ndryshe te Franca”

0

Paul Pogba nuk është aspak i lumtur në “Old Traford”, për më tepër që mesfushori francez as që e merr mundimin ta fshehë këtë fakt, teksa në intervistën e tij për ‘Le Figaro’ flet pa dorashka: “Më duhet të jem i sinqertë, në 5 sezonet e fundit nuk kam qenë aspak i kënaqur.

As këtë vit nuk po fitojmë asgjë. Në Manchester, apo në çdo skuadër tjetër, unë kam dëshirë të fitoj”,- është shprehur Pogba, duke u ndalur më pas tek roli i tij në kombëtare, ku loja e tij del më shumë në pah.

“Te Franca luaj dhe e di rolin tim. Ndjej besimin e trajnerit, të shokëve. Kjo është diferenca në raport me Manchester United, sepse aty ndryshoj shpesh pozicion, ndryshon sistemi dhe partnerët në fushë. Me trajnerin biem dakord, por shpesh i bëj një pyetje: A kam një rol te United? Eshtë një pyetje që nuk marr asnjëherë përgjigje”,- u shpreh Pogba duke rrëfyer në fund edhe tmerrin që përjetoi së fundmi:

“Pas eliminimit në Champions League mësova se tre persona më ishin futur në shtëpi për të më vjedhur. Aty ishin bizhuteritë e nënës time, ishte medalja e botërorit. Ajo që më trembi më shumë ishte fakti se fëmijët e mi ndodheshin në shtëpi në ato momente. Bashkëshortja ime u mbyll me çelës në një dhomë, për disa ditë ka mbetur e shokuar”, – rrëfen ndër të tjerë Pogba.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu