E rëndë! Përplaset nga një makinë e mitura 4-vjeçare

0

Një 4 vjeçare është dërguar me urgjencë në spital sot në Tiranë pasi u përplas nga një makinë.

Sipas njoftimit të policisë makinën e drejtonte shtetasi me inicialet B.M 47 vjeç i cili është vënë në pranga për shkelje të qarkullimit rrugor.

Mësohet se e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ja njoftimi i policisë:

B. M., 47 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu