“Jemi vendi më i pasur në botës falë Zeusit dhe Paketës së Furnelës”/ Kryemadhi: Kërkoni falje të paktën, se shoh ca video nga Dubai…

0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e nisi me ‘ironi’ fjalën e saj në Kuvend sa i takon krizës ekonomike, duke thënë se të gjitha ‘të mirat’ duhet t’ja dimë për nder Zeusit (referuar kryeministrit).

Kryemadhi theksoi se ajo që është ndryshe Paketa e Furnekës nuk zgjidh dot hallet e shqiptarëve dhe se qytetarët që prej pandemisë e tërmetit janë kthyer në ‘skllevër të lëmoshës’ prej kësaj qeverie.

Ajo tha ndër të tjera se është më mirë që në vend se të mashtrohet populli tu thuhet se kemi gabuar dhe tu kërkohet ndjesë.

Deklarata e plotë

Kryemadhi: Të nderuar deputetë të vendit më të pasur në botë, me shëndetësi falas dhe taksat më të ulëta në botë dhe ekonominë më të zhvilluar, që ka çdo gjë më mirë se kushdo tjetër dhe duhet tja dijmë për nder Zeusit.

Është shumë korrekte kur kemi një kohë të limituar për paketën e furnelës dhe rezistencës por një e tillë nuk zgjidh dot hallet e shqiptarëve. Janë rritur çmimet me 30%, Lartmadhënia e qan strukturën e bordeve me 1 mijë e ca punonjëssit e tij, ka nga ata që paguhen për të bërë eskortën e kryetarit të bashkisë.

Me 24 shkurt në këtë foltore u kam thënë lërini këto deklarata dhe u kërkova të mblidhej këshilli I Emergjencës.

Një nga koleget përmendi pandeminë dhe tërmetin, po ato I kanë kthyer qytetarët në skllevër të lëmoshës dhe janë kthyer në skemë të pastrimit të parave.

Mjafton të shikosh eksportuesit e ilaceve dhe cmimet e naftës. Edhe sot që po flasim për rezistencën, nuk është gjë tjetër se kapitullim i plotë. Do doja të flisja pafund por më erdhi një video nga Dubai, nuk pashë ndonjë fytyrë deputeti të vuajtur , ska gjë të keqe se njerëz jemi por të paktën për moral politik mos të tallemi me qytetarët.

Nganjëherë jam e bindur që qytetarët e kuptojnë kur u themi se kemi bërë gabim dhe na falni sesa kur mashtrojmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu