Ngordh “Putini”! Tigri i kopshtit zoologjik të Minesotës pëson atak kardiak

0

Putin, një tigër Amur 12-vjeçar në kopshtin zoologjik të Minesotës, ngordhi gjatë një procedure rutinë të mërkurën. Sipas Bing Me The News, Tigri me emrin Putin, pësoi atak kardiak gjatë një ekzaminimi shëndetësor të mërkurën pavarësisht përpjekjeve të veterinerëve të kopshtit zoologjikpër ta shpëtuar, ai ngodhi.

Kopshti zoologjik i Minesotës, i cili është përfshirë me ruajtjen e tigrave për më shumë se 40 vjet, e quajti vdekjen e tigrit një “humbje të thellë”.

“Sot është një ditë tepër e vështirë për të gjithë ne në kopshtin zoologjik të Minesotës dhe ne do të mbajmë zi për një kohë të gjatë. Kopshti ynë zoologjik ka luajtur një rol kyç në ruajtjen globale të tigrave gjatë gjithë historisë sonë dhe ne aktualisht jemi bashkë-drejtues të Fushatës së Ruajtjes së Tigrave, e cila ka mbledhur miliona dollarë për ruajtjen e tigrave,”-tha në një deklaratë drejtori i kopshtit zoologjik të Minesotës, John Frawley.

Putin, i cili erdhi në kopshtin zoologjik të Minesotës në vitin 2015, ka lindur në vitin 2009 në Republikën Çeke. Ai jetoi në kopshtin zoologjik të Danimarkës për gjashtë vjet përpara se të vinte në kopshtin zoologjik të Apple Valley. Tigri kishte shumë këlyshë, duke përfshirë një të lindur në kopshtin zoologjik të Minesotës në 2017.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu