“140 euro për të mos u konsideruar i varfër!”/ Ministrja e ul akoma shumën: Mjaftojnë 126

0

Tashmë çdo shqiptari i mjaftojnë 126 euro në muaj për të mos u konsideruar i varfër! Kështu deklaroi sërish Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila e uli shifrën e të ardhurave mujore. Pak ditë më parë bëri një deklaratë e cila u bë virale, kur dha një shifër se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë, duke thënë se mjaftojnë 140 euro.

“Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, tha Ibrahimaj në një studio televizive.

Sot në Komisionin e Ekonomisë, Ibrahimaj tha se 126 euro është shifra e përllogaritur e INSTAT.

‘Ju bëtë një referencë për minimumin jetik në asnjë moment unë nuk kam deklaruar minimumin jetik. Më është bërë një pyetje për një tregues statistikor që publikohet nga INSTAT që i takon kufirit të varfërisë dhe iu jam referuar kufirit të varfërisë të llogaritur nga INSTAT që për frymë është 126 euro, mund t’i referoheni INSTAT me mënyrën e llogaritjes së tyre që është metodologji e eurostat që aplikohet në gjithë vendet e rajonit pra nuk jam shprehur për llogaritje të ministrisë së financave dhe ekonomisë por për një tregues statistikor të publikuar nga INSTAT“’– tha sot ministrja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu