Do ikni vetë nga zyra apo t’ju nxjerrë përmbarimi? Alibeaj s’përgjigjet: Besoj tek ligji

0

Alibeaj: Do të ankimojmë vendimin, Kushtetuta dhe Kodi përcaktojnë se ndaj një vendimi kur ai zbardhet ke të drejtë të paraqesësh një ankim. Ky vendim i sotëm, me çfarëdo përmbajtje është i ekzekutueshëm kur nuk ankimohet, ose kur Apeli i shqyrton. Le të presim Gjykatën e Apelit. Nëse është vendim që prek interesat tona, ka të drejtë ta ankimojë, si çdokush tjetër.

Si do i bëni demokratët kur do ankimoni vendimin? Si do e arrini bashkimin se tashmë jeni shkarkuar me vendimin e Gjykatës?

Alibeaj: Kjo është çështje politike. Bashkimi ësgtë akt politik për të cilin kemi bërë hapat dhe aktet tona, është e logjishme që të bëhet lëvizje simetrike lëvizje si ajo e Bashës.

Jeni pakicë, si mund të vendosni kushte?

Alibeaj: Kam të drejtë sepse besoj tek ligji. Do bëj ankim. Kemi të drejtën për të qenë palë, na është mohuar vendimi.

Do largoheni nga zyra, apo do ndryshoni bravat? Apo t’ju nxjerrin me përmbarim?

Alibeaj: Gjykata do japë vendimin final.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu