Konflikt në spitalin e Lezhës! Qytetari godet recepsionistin dhe largohet, mbërrin policia

0

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin rajonal të Lezhës. Njëri prej personave që po prisnin në radhë për t’u vizituar ka nisur një konflikt për radhën dhe për pasojë ka goditur recepsionistin e spitalit. Punonjësi ka marrë plagë në trup ndaj është dërguar për mjekim.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorit i cili është larguar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu