Macron pritet të bisedojë sërish me Vladimir Putin, çfarë pritet të diskutohet mes tyre

0

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thënë se ai “shpreson” të flasë me presidentin rus Vladimir Putin në “orët në vijim”.

Ai tha se do të diskutojnë planet e mëtejshme për të organizuar largimin e njerëzve nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit.

Zona ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse dhe ka qenë nën një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Më herët gjatë ditës së sotme, guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se forcat ukrainase ishin ende në kontroll të qytetit dhe rreth 65,000 njerëz ishin larguar deri më tani me automjete private ose në këmbë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu