Ditën e mërkurë do të protestohet sërish kundër rritjes së çmimit të naftës. Lajmi është bërë i ditur nga aktivisti Adriatik Lapaj, i cili ka dhënë edhe detajet se kur dhe ku do të mbahet protesta.
Rikujtojmë se nafta është rritur tre herë brend pak ditësh.
Nga nesër Bordi i Transparencës ka vendosur që nga nesër çmimi I naftës do të jetë 245 lekë për litër.
Postimi i Adriatik Lapaj:
SËRISH NË SHESH!
TË MËRKURËN ORA 17.00 NË SHESH
Besoj u duk qartë se makineritë e baltës flasin vetëm kur qytetarët zbresin në shesh.
Shumë nga ata që pretendonin se u qe hequr e drejta e protestës nuk u ndien për 6 ditë…heshtën. Aty ishte sheshi.
Çmimi karburanteve vijoji rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër.
Te sheshi sërish!