–Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupol tha sot se kishte folur me ambasadorin e Francës në Ukrainë për opsionet për evakuimin e civilëve. Presidenti francez Emanuel Macron tha se do t’i propozonte Rusisë një plan për të ndihmuar njerëzit të largohen nga lufta.
Sipas CNN, kryebashkiaku Vadym Boichenko tha në një fjalim televiziv se situata në qytetin e rrethuar mbetet kritike, me luftime në rrugë që po zhvillohen në qendër të tij.
Kjo vjen pasi zëvendës kryeministri i Ukrainës njoftoi më herët se për sot kanë rënë dakort që të ndërtohen 10 korridore humanitare, të cilat do të lejojnë qytetarët të dalin të sigurt nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse.