Nis procesi për zgjedhjen e kryetarit të ‘Dhomës së Avokatisë’ në Tiranë/ Në garë 4 anëtarë (EMRAT)

0

Prej orës 8:00 të mëngjëssit në muzeun kombëtar ka nisur procesi për zgjedhjen e kryetarit të dhomës së avokatisë Tiranë.

Për kreun e avokatisë së kryeqytetit në garë janë katër anëtarë.

Kreun e dhomës në këto kater vite e synojnë avokatët, Saimir Visha; Ledio Brahu, Fatmir Braka dhe Edmond Petraj. Procesi ka nisur në orën 8 dhe do vijojë deri ne orën 18:00. Në total janë 2000 avokatë që do votojnë për të zgjedhur kreun e avokatisë së kryeqytetit.

Pas përfundimit të procesi zgjedhor komisioneret do të nisin numërimin dhe rezultati pritet që te dalë ditën e nesërme rreth orës 10:00-11:00. Ndërkohë që zgjedhjet po zhvillohen edhe për antarë të keshillit të avotisë , ku 12 prej tyre do jenë gra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu