Diplomati i lartë kinez takohet me ministrin e jashtëm rus në Moskë

0

Ndërsa Kina përballet me kritikat dhe presionin nga Perëndimi për të mos denoncuar pushtimin rus të Ukrainës, një diplomat i lartë kinez udhëtoi në Moskë për t’u takuar me zyrtarë rusë, përfshirë ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov të shtunën. Sipas CNN, Liu Xiaoming përfaqësuesi i Kinës për çështjet koreane tha përmes Twitter se ai kishte diskutuar mbi situatën e Gadishullit Korean dhe çështjet ndërkombëtare me interes të përbashkët. Liu tha gjithashtu se ai zhvilloi bisedimet e tij të para ballë për ballë me zëvendësministrin e jashtëm rus Igor Morgulov.

Vizita e të dërguarit kinez vjen pasi Koreja e Veriut konfirmoi se testoi një lloj të ri rakete balistike ndërkomntinentale, e cila përfaqësoi testin e saj të parë me rreze të gjatë në më shumë se katër vjet, duke shënuar një epokë të re të mundshme të konfrontimit rajonal si dhe duke ngritur shqetësime me fqinjët e saj duke përfshirë Rusinë dhe Kinën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu