Një person me veshje sportive vendosi tritolin dhe u largua, detaje të reja nga shpërthimet me eksploziv në Shkodër

0

Burime pranë grupit hetimor të Policisë së Shkodrës bejnë me dije se 1 person i veshur me veshje sportive është afruar pranë godinës tre katëshe përballë prefekturës ne pedonalen e Shkodrës, ka vendosur tritolin ne portën hyrëse, dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të sheshit të Piacës me vrap. Pas rreth 1 minute, është dëgjuar më pas edhe shpërthimi në godinën 3 katëshe në pronësi të Xhemal Bushatit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të Policisë së Shkodrës.

Nuk dihet ende nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njëri-tjetrin pasi shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20, në Rrugën e Gjerë pranë Stadiumit Loro Borici, pranë biznesit tjetër ndërkohë që 10 minuta më vonë, është dëgjuar edhe shpërthimi i dytë pranë pronës së Xhemal Bushatit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë jo vetëm në pedonalen e Shkodrës por edhe në perimetrin ku janë dëgjuar shpërthimet për të bërë edhe lidhjen e mundshme nese autorët janë të njëjtë apo ngjarjet janë tërësisht të ndara njëra me tjetrën.

Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje administratorin e biznesit tjetër ku ndodhi shpërthimi me eksploziv, por edhe pronarin e godinës Xhemal Bushati për të mësuar për konlfikte të mundshme por ato janë mohuar kategorikisht.

Policia e Shkodrës ende nuk ka një pistë hetimi por ngjarjen ndërkohë që kamerat e sigurisë duket se janë prova e vetme e ekspertëve për të hetuar për ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu