“Nuk i takon Joe Bidenit të vendosë nëse Vladimir Putin do të qëndrojë në pushtet‘, këtë gjë e ka deklaruar Kremlini në përgjigje të deklaratës së Presidentit Joe Biden në Poloni. Siç kemi raportuar më herët, presidenti amerikan mbajti një fjalim me komente të drejtuara drejtpërdrejt ndaj popullit rus, duke e mbyllur me: Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet.
Sipas BBC, një zëdhënës i Kremlinit u përgjigj: Kjo nuk i takon Bidenit ta vendosë. Presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë thotë se Biden nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi, por duke theksuar se Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij ose rajonin. Biden po mbante fjalimin më herët në Varshavë, ku ai u takua me ministra të qeverisë ukrainase dhe refugjatë që kanë kaluar kufirin për në Poloni.