“Ju lutem vazhdoni të qëndroni me ne”, kryebashkiaku i Kievit u drejtohet protestuesve britanikë nga një bunker ushtarak

0

Kryetari i Bashkisë së Kievit, ish-boksieri Vitali Klitschko u ka kërkuar mijëra protestuesve në qendër të Londrës që qëndrojnë me Ukrainën.

Një turmë e madhe njerëzish, duke përfshirë edhe ukrainasit që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar marshuan në rrugët e Londrës për t’u solidarizuar me Ukrainën.

Klitschko përmes një lidhje live nga një bunker ushtarak në Kiev u shfaq në monitorin përpara turmës duke u kërkuar atyre të mbrojnë të njëjtat parime me ukrainasit.

“Ju lutemi qëndroni së bashku me vendin tonë, qëndroni së bashku me Ukrainën”.

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Vadym Prystaiko, i tha turmës: “Ju bëj thirrje që të vazhdoni punën e mirë, ndihmën ushtarake dhe humanitare. Sanksionet duhet të vazhdojnë derisa ekonomia ruse të ndalet në rrugën e saj.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu